Një 54-vjeçar i identifikuar si Eduart Rexhepaj është arrestuar nga policia e Fierit. Blutë njoftojnë se burri kishte përshtatur lokalin e tij për perdorim dhe shitje të kokainës.

 

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi drogën, shuma parash dhe tre celularë.

 

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “District”, për goditjen e një tjetër rasti të shitjes së drogave të forta, në doza.

 

Kishte përshtatur lokalin e tij, në lagjen “16 prilli”, për përdorim dhe shitje të dozave të lëndës narkotike kokainë, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari.

 

Sekuestrohen dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, para të përfituara nga shitja e tyre dhe 3 celularë.

 

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Policia e Fierit, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier dhe ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “District”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi E. R., 54 vjeç, banues në Fier.

 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin në pronësi të 54-vjeçarit, në lagjen “16 prilli”, shërbimet e Policisë konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, në doza.

 

Nga ky ambient, me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 50 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, 250 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale dhe 3 celularë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *