E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shiste drogë të fshehur në kuti çamçakëzi, në pranga 26-vjeçari shqiptar në Itali

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar këtë të diel në Itali. I riu akuzohet për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Arrestimi u bë pasi gjatë një kontrolli policor, efektivët vunë re dy persona duke shkëmbyer diçka të dyshimtë. Pasi panë forcat e rendit, ata tentuan të largoheshin, por u ndaluan nga policia. Gjatë kontrollit, 26-vjeçarit iu gjetën doza kokaine dhe një shumë e konsiderueshme parash në euro.

Reklamë

Hetimet e mëtejshme çuan në zbulimin e mbi 40 pakove kokaine të fshehura brenda një kutie çamçakëzësh, me një vlerë tregu prej disa mijëra eurosh. Gjithashtu, policia sekuestroi më shumë se 20 mijë euro cash, shkruajnë mediat italiane.

Pas arrestimit në flagrancë, 26-vjeçari u nxor për gjykim me procedurë të përshpejtuar në Gjykatën e Riminit, e cila vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë