Policia greke ka arrestuar një shqiptar dhe partneren e tij.
Shqiptari 25-vjeçar dhe partnerja e tij greke 21-vjeçare akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Sipas mediave, gjatë një aksioni në banesën e tyre, policia ka ndjerë aromën e fortë të drogës dhe me ndihmën e oficerëve të hetimit, u gjetën dhe u sekuestruan 1 kilogram e 815 gram kanabis.
Mësohet se kanabisi ishte i ndarë në 1.265 pako, gati për shpërndarje. 25-vjeçari ishte një person i njohur për policinë, pasi rezultonte me precedent të mëparshëm penal.
/vizionplus.tv