E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shisnin lëndë narkotike në lagje të ndryshme të Fierit, në pranga dy adoleshentë

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit. Dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç, bashkëpunonin në shitjen e dozave të lëndës narkotike.

 

Reklamë

Gjatë kontrollit policia iu gjeti dy adoleshentë fishekë luftarak dhe një shkop metalik, si dhe një dozë të dyshuar kanabis.

 

Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë