Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ishin shpallur në kërkim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Sipas policisë të ndaluar janë shtetasit me iniciale D.K., 34 vjeç dhe shtetasi A.S., 44 vjeç.  Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve,  kryer në bashkëpunim”.

 

Gjithashtu ka nisur procedimi penal për shtetasit G.B., dhe A.M., të dy banues në Elbasan, dy pronarë të subjekteve, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një kompjuter (ipad) dhe një makinetë elektronike që dyshohet se përdoreshin  për lojërat e fatit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *