Një 39-vjeçar është vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar në kuadër të operacionit “Tempulli”. Ata akuzohen se siguronin lëndë narkotike kanabis dhe më pas e shisnin atë me doza në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.

Në banesën e të arrestuarit u gjet një sasi kanabis, ndërsa në banesën e të proceduarit u gjetën disa fishekë arme gjahu.

Policia po punon për identifikimin e të tjerë personave të përfshirë në këtë veprimtari./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *