E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shisnin kanabis në Kamëz, arrestohen tre adoleshentë

Policia ka arrestuar tre adoleshentë në Kamëz, pasi shisnin lëndë narkotike.

Policia njofton se dy prej tyre janë kapur me doza kanabisi gati për shitje, ndërsa një tjetër rezultonte me arrest shtëpiak, që e kishte thyer.

“Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Bathore tre shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit fizik të 17-vjeçarit dhe shtetasit K. H., iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike konabis, e shisnin në doza, në zonën e Kamzës.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi L. K., kishte shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”., njofton policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë