Policia e Tiranës ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, për goditjen e veprave kriminale në fushën e farmaceutikës.

 

Gjashtë persona janë arrestuar. Bëhet fjalë për administratorët e farmacive, Blerim Bitri, Florian Marku, Florian Lila, Bashkim Osmani. Në pranga ka rënë edhe dërguesja e mallrave kontrabandë Margarita Xhaxhiu, si dhe punonjësi Jani Papuli.

 

Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

 

Janë sekuestruar barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *