E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shisnin ekstazi “Louis Vuitton” në lokalet e Tiranës, zbardhen emrat e 5 të arrestuarve

Një tjetër operacion është zhvilluar nga sektori i antidrogës në Tiranës që ka goditur një grup që merret me trafikun e ekstazisë.

 

Reklamë

Në pranga kanë rënë 5 persona, mes tyre 2 shtetas nga Kosova, ndërkohë që blutë kanë sekuestruar në total 11.300 doza ekstazi.

 

Sipas burimeve, kosovarët Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci prej kohësh bashkëpunonin me Kalem Picarin, Ambra Myftarin dhe Daniel Avdijan për trafikun dhe shpërndarjen e dozave narkotike.

 

I arrestuari Besnik Mujeci rezulton të jetë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe pjesë e asamblesë në Komunën e Prishtinës.

 

Kreu i policisë së Tiranës, tha se droga vinte nga Kosova dhe më pas shpërndahej në Tiranë dhe në zonat bregdetare si dhe në klubet e natës.

 

TONIN VOCAJ

DREJTOR I POLICISE SE TIRANES

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusëve Prishtinë-Tiranë. Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci.

 

Sipas Vocajt trafikantët kanë shfrytëzuar pikërisht sezonin turistik për shkak të mungesës së kontrolleve doganore.

 

Jemi të ndërgjegjshëm që pika kufitare ka një fluks të jashtëzakonshëm. Është thuajse e pamundur që strukturat policore të kontrollojnë çdo mjet, përveç rasteve kur kanë një informacion.

 

Hetimet për këtë grup kanë nisur rreth një vit më parë. Një dozë ekstazi shitet në treg nga 30 deri në 50 euro dhe shuma në total e sekuestruar është me një vlerë prej rreth 400 mijë euro.

Më shumë video

Reklamë