Shishe molotov, rrëmujë dhe pemë të djegura, çfarë la pas protesta e opozitës

Protesta e PD-së ka përfunduar pas rreth tre orësh.
Ekspertët kanë mbërritur menjëherë për të mbledhur provat pas shpërthimit të molotovëve nga protestuesit.
Policia sekuestroi rreth 15 shishe me molotov në afërsi të Bashkisë, të cilat ishin të ndara në dy çanta. Lëndët u gjetën të paplasura pasi i lanë protestuesit në momentin që efektivët hodhën gaz lotsjellës.
Gjithashtu nga pamjet e siguruara për Vizion Plus, paraqiten reklamat e vendosura në rrugë të shkatërruara.
Protestuesit hodhën molotov para kryeministrisë, selisë së PS, ministrisë së Brendëshme dhe Bashkisë së Tiranës si dhe shkatërruan reklamat e vendosura në rrugë. Ata gjithashtu dogjën pemë, kanë sulmuar biznese dhe një ambulancë. /vizionplus.tv




