Shishat-t janë kthyer në një fenomen shqetësues për adoleshentët dhe të rinjtë që i konsumojnë, madje janë edhe shumë pranë shkollave të mesme në kryeqytet.

Në emisionin Vizioni I Pasdites ekspertët kanë dhënë alarmin për t’i dhënë fund këtij trendi që po rrezikon shëndetin e të rinjve.

 “Kemi fenomene të një reaksioni të cuditshëm dhe duhet ta kuptojnë dhe prindërit, të vendosjes së frutave apo të shampanjës, apo të alkoolit ku deri dje ka qenë ujë. Janë trende të cuditshme përdorin për abuzim sidomos me të miturit. Ligji ndalon alkoolin nën moshën 18-vjec dhe jo më të shishës dhe pale më të dyjave bashkë”, u shpreh Areti Beruka Kryeinspektore e Inspektoriati Shtetëror  Shëndetësor, gjatë një intervistë  për Vizionin e Pasdites.

Sipas ekspertëve një shisha është e barazvlefshme me 3 paketa cigare, duke pohuar se vendi gjendet në një situatë kaotike për sa I përket përhapjes së ambienteve ku konsumohet shisha.

Si pasojë e kësaj situate ka patur edhe ashpërsim në ligjin e miratuar në dt 15 Gusht ku për cdo biznes që shkel ligjin gjoba e parë shkon rreth 3 milon lekë të vjetra, nese kjo përsëritet brenda tre muajve gjoba shkon në 6 milion lekë të vjetra dhe brenda vitit gjoba shkon në 18 milion lekë të vjetra dhe deri me mbyllje të aktivitetit.  Ligji përcakton që nuk përjashtohet asnjëlloj mjeti alternativ si shisha,cigare elektronike etj.

“ Edhe një grilë që ulet për diellin apo për erën në një moment kur në pjesën e poshtme ka të vendosur xham, ky ambient nga I hapur bëhet I mbyllur, që  nëse konstatohet është në shkelje të hapur me ligjin”, paralajmëroi Beruka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *