E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

SHISH kërkon më shume fonde

Shërbimi Informativ Shtetëror ka kërkuar më shumë fonde për vitin e ardhshëm nga çka parashikuar qeveria në projektbuxhet. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, pas kërkesës së  drejtorit të Drejtorisë Ekonomike pranë shërbimit sekret, Ylli Aga.

 

Në raport me vitin 2017, buxheti i SHISH për vitin e ardhshëm rritet me 5.2%.

 

Reklamë

Burimet pranë komisionit, bëjnë me dije se Aga ka thënë se shuma prej 1.5 miliardë lekësh nuk mjafton për zhvillimin e aktivitetit. Ndaj, është e nevojshme një rritje e fondit.

 

Pas kërkesave të zyrtarit të SHISH, deputetët e mazhoracës kanë pranuar rritje të buxhetit për dy zëra, mirëmbajtjen e një pajisjeje specifike përgjimi, si dhe për shërbimet operative. Shtesa është argumentuar me faktin se në këtë mënyrë kontribuohet në sigurinë kombëtare.

 

Pas mbledhjes së Komisionit, nënkryetari demokrat Flamur Noka ripërsëriti qëndrimin politik të opozitës kundër qeverisë.

 

Komisioni i Sigurisë ka diskutuar vetëm në parim projektbuxhetin për SHISH. Po ashtu, do të diskutohen edhe fondet që do t’i kalojnë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend.

Më shumë video

Reklamë