Disa zona në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak se moti i keq ka dëmtuar rrjetin elektrik. OSHEE njoftoi se energjia elektrike mungon në zonën e “Komunës së Parisit”, në zonën e “21 Dhjetorit”, në “Rrugën e Kavajës” dhe Bulevardin “Bajram Curri”, në rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe në zonën e “Liqenit Artificial”.

 

“Për shkak të një avarie të shkaktuar nga kushtet atmosferike në rrjetin 110kV, dolën jashtë pune dy nënstacionet Kashar dhe Selitë. Në bashkëpunim me OST, brigadat e OSHEE janë duke manovruat dhe brenda një kohe të shkurtër u bë e mundur normalizimi i situatës te Nst Kashar dhe pjesërisht në Nst Selite.  Puna vijon për rikthimin e rrjetit në funksion normal.”

 

Gjatë të mërkurës në Tiranë pati shira të rrëmbyeshëm dhe madje edhe stuhi breshëri, duke shkaktuar edhe përmbytje dhe probleme me qarkullimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *