E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shira të rrëmbyeshëm në Afganistan, humbin jetën 24 persona

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur shumë pjesë të Afganistanit.

Sipas Ministrisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Çështjeve Humanitare, tha se vërshime ka pasur në gjashtë provinca të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin, Kabul.

Reklamë

Në qarkun Sheber, të provincës Bamjan, rreth 500 persona raportohet se janë shpëtuar nga vërshimet.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare raportojnë se deri më tani nga vërshimet janë shkatërruar mbi 200 shtëpi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë