E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shipska, fshati mes rrënojave dhe ëndërrës për t’u ringritur

Fshati Shipskë ka qënë një qëndër e banuar mjaft e dëgjuar dikur, krahas Voskopojës.  Ky fshat eshte vetem 6 km larg nga Voskopoja e 24 km larg nga qyteti i Korces.

 

Luan Fidani, administrator I bashkisë për Voskopojën, e cilëson si fshat autentik. I cili mendohet se ka patur zhvillim edhe më herët se Voskopoja, por rrethanat historike e lanë pas. Aq sa rreth 8 mijë banorë që regjistronte në periudhat e lulëzimit në shekujt XVII-XVIII , sot ka jo më tepër se 15 familje me banim të përhershëm.

Reklamë

Banorët e Shipskës, për arsye tregëtie të kohës janë zhvendosur fillimisht në Voskopojë dhe mandej jashtë Shqipërisë. Një prej aryre që nuk haron rrënjët, është një pasardhës I familjes Averof. Nga ana e kësaj familjeje të vendosur në Greqi, është financuar rikonstruksioni I kishës së Shën Gjergjit.

 

Ky objekt fetar I kultit ortodoks, thuhet se është ndërtuar në vitet 1620-1650 në Shipskë. Aktualisht në të, po zbatohet një projekt restaurimi I afreskeve. Luan Fidani thotë se ka interes nga banorët e larguar për të restauruar shtëpitë e tyre, një pjesë gërmadha. Një pengesë që Shipska të fitojë gjallëri, është edhe infrastruktura e dobët rrugore.

 

Vlerat e saj natyrore dhe trashëgimia, e bëjnë këtë fshat një  destinacion të mundëshëm turistik. Gjithnjë në rast se atje fillon të investohet, pasi ende përtëritja mbetet si projekt dhe ëndër e rijetëzimit të Shipskës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë