Televizori është një ndër objektet më të përdorshme nga secili nga ne në një shtëpi. Të gjithë duhet të keni parasysh se nëse do të qëndroni gjatë para televizorit është një veprim i dëmshëm dhe rrezikon që tju dërgojë në vdekje të parakohshme.

 

Ajo lidh qëndrimet e gjata përpara televizorit me zakonet si pirja e duhanit, alkooli, dieta e keqe, si dhe rreziku më i lartë i sëmundjeve të zemrës. Sipas një studimi të zhvilluar në Universitetin e Glasgou, ku u shqyrtua shëndeti i  njerëzve të moshës 40-69 vjeç, të cilët shikonin shumë televizor.

 

Rezultoi se ata me jetesën më të shëndetshme në grupin e tyre shihnin televizor për 2.2 orë në ditë, ndërsa 2.9 orë konsiderohej periudhë mesatarisht e shëndetshme.

 

Faktorë të tjerë që u morën në konsideratë si obeziteti, aktiviteti fizik, pirja e duhanit, alkooli dhe dieta. Por studimi në revistën Lancet Public Health thotë se kohëzgjatja e shikimit televiziv dhe ajo e gjumit ishin “faktorë të rrezikut në rritje” në vlerësimin e mënyrave të jetesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *