Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

“Bombë” nga Anglia për Infantinon, Telegraph: I dha shumë...

Zelensky viziton Beogradin, Vuçiç: Mbështesim rrugën europiane të Ukrainës

Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i 72-vjeçarit la...

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet Italisë duke...

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së 72 vjeçarit...

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën e dyqanit...

Zi në familjen e Lionel Messit, ndahet nga jeta...

“Korrupsioni, rrezik për NATO-n”, Berisha: Harta e PS me...

Incidenti në Kuvend, Kurti: Më gjuani me vezë, vetëm...

Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi të vriste...

“Shikoj fotot dhe nuk e besoj”, rrëfehet vajza e 36-vjeçares që u vra nga burri shqiptar në Greqi: Më mungon mami, qaj çdo ditë për të!

12 Shtator 21:32

Vajza e çiftit Pandeli dhe Marjola Nakoleci ka folur për herë të parë në mediat greke pas tragjedisë së rëndë që goditi familjen e saj, ku babai vrau brutalisht nënën.

Në një intervistë për televizionin grek MEGA, 18-vjeçarja Anastasia u shpreh se fajtor janë të dy prindërit.

Lexo edhe :

Related Posts

Vrau gruan në sy të vajzës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Greqi
“Ajo më tradhëtonte, çfarë duhet të bëja”, dalin pamjet nga momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan në sy të fëmijëve

“Të dy janë fajtorë për mua. Na lanë në mes të rrugës, nuk menduan për ne. Mami kishte një lidhje tjetër, babi xhelozoi dhe filloi sherri. Ai njeri na hyri në mes dhe na prishi gjithë familjen,” rrëfeu Anastasia.

Ajo theksoi se, edhe pse babai e donte shumë nënën, nuk kishte asnjë të drejtë t’i merrte jetën.

“Ai e donte shumë mamanë. Për këtë xhelozoi dhe e bëri. Bënin pushime bashkë, shkonin për blerje. Edhe ajo e donte. Por bëri një gabim të madh. Dhe babi nuk kishte të drejtë ta vriste. I thosha: ‘Mos u grindni, dua të rrini bashkë, të shihni fëmijët tuaj’. Nuk e imagjinoja kurrë se do të ndodhte kjo. Vetëm dy ditë pasi u kthyem nga pushimet, ndodhi gjithçka”, tha ajo.

Mes lotësh, 18-vjeçarja tregon momentin kur mori lajmin tragjik.

“Më mori vëllai në telefon dhe më tha: ‘Eja shpejt’. Kur shkova, pashë gjithçka. Më tha: ‘Babi vrau mamin’. Këto fjalë i kam ende të regjistruara në celularin tim”, deklaroi Anastasia.

Pas krimit, autori Pandeli Nakoleci ishte fshehur për disa orë, teksa më vonë kishte telefonuar të bijën Anastasian.

“Më tha: ‘Nuk doja ta bëja, nuk ishte qëllimi im’. Ishte e vetmja herë që më telefonoi. Nuk e di nëse dua ta takoj në burg. Dua, por do të doja të ishte edhe mami aty. Nuk e ka rrahur kurrë mamanë. Nuk e kam parë kurrë të dhunshëm. Ishte xheloz, dhe e kuptoj pse, por kjo nuk justifikon atë që bëri. Gabuan të dy, duhej të ishin ndarë”, rrëfeu 18-vjeçarja.

Mes lotësh, Anastasia tregon boshllëkun që ka lënë humbja e nënës: “Më mungon mami. Qaj çdo ditë. Shikoj fotot dhe nuk e besoj ende. Është shumë e vështirë të jetosh pa mamanë dhe babanë.”

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret
Tagged:
Nakoleci Pandeli Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i 72-vjeçarit la kapar, vëllezërit nuk i bënë mobiliet, i dhanë edhe një “mesazh”

më shumë...

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së 72 vjeçarit në Tiranë, shpallen në kërkim 3 vëllezërit (EMRAT)

më shumë...

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën e dyqanit në Durrës

më shumë...

Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi të vriste të riun me kallashnikov, arrestohet 31 vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:44

“Bombë” nga Anglia për Infantinon, Telegraph: I...

3:28

Zelensky viziton Beogradin, Vuçiç: Mbështesim rrugën europiane...

3:22

Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i...

2:47

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet...

2:39

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së...

2:36

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën...

2:23

Zi në familjen e Lionel Messit, ndahet...

2:09

“Korrupsioni, rrezik për NATO-n”, Berisha: Harta e...

2:04

Incidenti në Kuvend, Kurti: Më gjuani me...

1:50

Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi...

1:15

Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Kosovës, deputetja...

1:02

Retë e hirit nga Etna detyrojnë aeroportin...

12:34

EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut,...

12:12

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon...

12:10

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”,...

11:56

Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe...

11:55

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull...

11:48

Sherr në burgun e Fierit, dy të...

11:33

Njëri u vendosi zjarrin dy makinave, tjetri...

11:25

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja të zodiakut do të përjeto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.