Shijaku është një ndër lokalitetet më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit. Me një popullsi rreth 13 mijë banorë, i ndodhur mes Tiranes dhe Durrësit, Shijaku nuk ka qenë ndonjëherë zonë turistike. Por, qeveria thotë se pas rindërtimit qyteza do të transformohet.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” ka treguar se nuk bëhet fjalë për krijim të zonave të tjera urbane, por qendra e qytetit do të pësojë një rizhvillim. Ajo tha se përveç shërbimeve ndaj komunitetit do të ofrohen edhe shërbime shtesë për turistët.

Sa i përket ndërhyrjeve në monumenete e kulturës, Margariti theksoi se jo vetëm do të restaurohen, por do të kthehen edhe në funksione atraktive.

“Shijaku është një rikonceptim i vetë qendrës. Nuk krijohen zonat të reja urbane, por rizhvillohet qendra ekzistuese e qytetit, duke ofruar përveç shërbimeve shtesë të komunietetit, edhe shërbime për turistët. Është një nga zonat e zhvillimit ku kemi edhe shtëpizat e vogla më tradicionale që i lidhim me traditën e vendit. Në të gjitha zonat, mendojmë që turizmi mund të shtohet edhe me prekje të merkatove ditore, të cilat lidhen me një turizëm kulinar që ndoshta të huajt e kanë shijuar më shumë se në shqiptarët. Qeveria ka menduar edhe për monumentet. Janë hartuar paketa të plota për ndërhyrje në monumentete e kulturës. Fazën në të cilën ndodhemi jemi së shpejt në thirrjen për hartimin e projekteve të zbatimit. Nuk mendojme që do të ecim vetëm me restaurimin dhe konsolidimin e objekteve, por propozojmë formula të qenësishme të jetëzimit. Pra, t’i kthejmë në funksione atraktive.”

Ministrja ka dhënë detaje se si janë konceptuar ndërtimet e godianve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Ndërtimet i përmbahen një procesi themelor që është ai i shpejtë, modular dhe me modele parafabrikate. Në të gjitha planet e hartuara kemi konceptuar ndërhyrje duke u bazuar edhe në principet e bioklimatikës, për orientimin sa më të mirë ndaj diellit. Të gjitha këto janë të ndërthurura, komponente teknike që ne i kemi parashtruar që në detyrën e projektimit që kur kemi bërë thirrje për projektuesit. Ka pasur një ndërveprim të mire për projektimin e godinave, si me arkitektë të huaj dhe lokalë. Janë profesionistë të fushave të Urbanistikës, janë përzgjedhur sipas përvojës së tyre disavjeçare për projektimin e planeve.”

Nga ana tjetër, Margariti nuk dha një përgjigje konkrete se kur parashikohet të përfundojë ringritja e këtyre qyteteve, ndërsa shtoi se hapi i parë është Infrastruktura.

“Secila nga zonat ka specifikat e veta në kohë. Në Thumanë ka filluar prishja, ndërsa kemi avancuar edhe me planin e infrastrukturës. Sot, gjithashtu filluan prishjet në Shijak, ashtu siç jemi gati me hapa të avancuar edhe për Laçin. Pjesa e ndërtimit varet gjerësisht nga shtrirja, hektarët e secilës zonë. Infrastruktura është hapi i parë që po fillon menjëherë në shumë zona. Laçi, Thumana dhe Shijaku janë futur në një stad më të shpejtë. Paralelisht kemi projektet e shkollave. I kemi filluar paralelisht. Por, Thuamana ka qenë një nga zonat më të prekura dhe më në nevojë për të pasur një ndërhyrje më të shpejtë dhe jemi në një fazë më të avancuar të zhvillimit të planit dhe realizimit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *