Subscribe

Tre ditë pas përmbytjes së shkaktuar nga dalja nga shtrati e lumit Erzen, banorët e Shijakut po bëjnë bilancin e dëmeve. Banesat nga të dy anët e lumit qe kalon në qytet, janë dëmtuar rëndë. Strukturat vendore të bashkisë së bashku me stacionin zjarrfikës dhe ujësjellësin po punojnë për largimin e ujit dhe baltës. Banorët shprehen se gjithçka është shkatërruar dhe ka dalë jashtë përdorimit, ndërsa shtojnë se po presin dëmshpërblim nga qeveria. Kryetari i bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani thotë se gjatë fundjavës pritet të përfundojë evidentimi në terren nga grupet e punës. Me përfundimin e reshjeve të shiut, lumi Erzen është rikthyer në shtratin e tij, por banorët i frikësohen reshjeve që priten ditët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *