Dy qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa u zbuluan 23 raste të reja me COVID, nga 3093 testime të kryera.

 

Personat që nuk e fituan dot betejën me virusin ishin nga Delvina dhe Fieri, të moshave 65-84 vjeç.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Korçë, nga 3 raste në Shkodër, Skrapar, nga 2 raste në Malësi e Madhe, Librazhd, nga 1 rast në Tiranë, Fier, Devoll, Lezhë, Mirditë, Berat, Pogradec, Sarandë.”

 

Ndërkohë, janë shëruar 629 qytetarë. Në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë, nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         1254

Korçë            136

Shkodër       106

Vlorë             53

Elbasan        48

Lezhë           46

Fier               44

Gjirokastër   42

Berat             42

Durrës          24

Kukës           13

Dibër           1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *