E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

SHIFRAT/ Rritet numri i viktimave, por bien të infektuarit

24 orët e fundit sjellin në rritje të lehtë të numrit të pacientëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Referuar shifrave që sjell Ministria e Shëndetësisë, këtë të hënë kanë vdekur katër qytetarë, të moshave 51-79 vjeç.

 

Ky është një numër më i lartë viktimash, krahasuar me një ditë më parë kur kishim vetëm një humbje jete. Por nga ana tjetër, numri i rasteve të reja ka pësuar rënie, nga 57 që ishin të dielën, sot u raportuan vetëm 30 qytetarë pozitivë.

 

Ata u konfirmuan pasi u kryen 1.444 testime. Në 24 orët e fundit janë shëruar 952 qytetarë, ndërsa në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 6 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë