Është vetëm 20 vjec e 173 ditë, por ka arritur shifra të pabesueshme në karrierë.

Bëhet fjalë për Kylian Mbappe, yllin francez I cili po djeg etapat duke shënuar gjithnje më shumë arritje që kanë thyer edhe ecurinë e yjeve me te mëdhenj të historisë në këtë moshë.

Me golin e shënuar kundër Andorrës në eleminatoret e Euro 2020, sulmuesi I talentuar ka arritur kuotën 100 në 180 takime si profesionist.

Më konkretisht 13 gola I ka shënuar me përfaqësuesin kampione e botës, 27 për Monaco dhe 60 gola të tjerë me PSG.

Shifra të cmendura që kanë mposhtur edhe arritjet e Messit dhe Ronaldos të cilët këto rezultate individuale I kishin kapur në moshën 22 vjec.

Karriera e Mbappe nuk ka asnjë dyshim që do të jetë e ndritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *