Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një deklaratë shumë të fortë, ku pretendoi se po manipulohen shifrat e të vdekurve nga COVID në vend, duke u fshehur pjesa më e madhe e tyre.

Kjo deklaratë ka shkaktuar një valë reagimesh nga autoritetet shëndetësore dhe qeveritare në vend.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Edmond Haxhinasto, ish deputet LSI, është shprehur se në këtë situatë është e nevojshme ndërhyrja e prokurorisë me anë të një hetimi, për të parë realisht sa i vërtetë është ky pretendim.

“Ne duhet të përmbahemi në opinione dhe komente, këtu duhet të ndërhyjë patjetër prokuroria. Të bëhet një hetim dhe të shikohet nëse është e vërtetë ajo që pretendohet, që janëzvogëluar gati 60% e atyre që kanë vdekur me Covid. Dhe po flasim për raste që kanë vdekur në spital. Aty nuk janë të përfshira rastet që kanë vdekur nëpër shtëpi, që janë gjithashtu të konsiderueshme. Dhe të raportosh mbi bazën e këtij numri, fiktiv ose jo, besoj që është diçka që nukndihmon as në atë çka thuhet se është bërë me qëllimin për të mos krijuar një panik në popull. Unë mendoj që realizmi në trajtimin e kësaj gjendjeje, përkundrazi i bën qytetarët më të përgjegjshëm që të kuptojnë se sa rëndë është situata.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *