Kosova
Shifrat e frikshme/ Kosova raporton 39 aksidente rrugore në 24 orët e fundit

Kosova raporton shifra të frikshme nga aksidentet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Sipas të dhëniave nga Policia e Kosovës, 39 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit.
Reklamë
Një nga aksidentet ka qenë me fatalitet.
Gjithashtu 14 persona janë lënduar nga aksidentet e raportuara, kurse 25 kanë pasur dëme materiale.
Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ekzekutuar 1 mijë e 370 gjoba.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




