Nëse para viteve ’80 në qarkun e Elbasanit konfirmoheshin 40 persona të prekur nga sëmundja e diabetit, vite më pas ky numër është shumëfishuar duke arritur deri në 400 raste në vit.

Mjekët ngren alarmin se shkak për rritjen e numrit të diabetikëve është stili I jetesës si dhe moskryerja e asnjë aktiviteti fizik.  Por të jetosh me diabetin nuk është e lehtë .

Pacientet  tregojnë se kjo sëmundje është një betejë e përditshme. Është një sëmundje e vështirë e cila nuk duhet neglizhuar ndaj bëjnë thirrje që të gjithë grupmoshat të kontrollohen sa janë në kohë.

Ndër të tjera mjekët hedhin poshtë idenë se të konsumuarit shumë ëmbëlsira apo sheqer shkakton diabet.

Sëmundja e diabetit po merr përmasa të frikshme në Shqipëri. Çdo vit numërohen 4.000 raste të reja që diagnostikohen me atë që njihet si sëmundja e sheqerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *