10 shtatori shënon ditën ndërkombvëtare të parandalimit të vetëvrasjes, por edhe pse në vendin tonë shifrat e personave të vetvrarë janë shumë të larta, asnjë aktivitet nuk u ndërmor, apo qoftë edhe një apel I thjeshtë.

 

Satistikat zyrtare nga INSTAT tregojnë se gjatë 3 viteve të fundit 645 persona kanë kanë kryer vetëvrasje, ndërkohë që vitin 2018 ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare, edhe pse burime pranë urgjencës bëjnë të ditur se numri I personave që kanë tentuar vetëvrasjen është I konsiderueshëm.

 

Psikologët shprehen se një nga shkaqet kryesore që çojnë drejt vetëvrasjes janë çrregullimet mendore, depresioni, stresi si dhe konsumimi I alkooholit dhe drograve të ndryshme.

 

Specialistet gjithashtu shtojne se një nivel në rritje I tentativave për vetvrasje vihet re te adoleshentet, për shkak të ndikimit që kanë nga filmat.

 

Ndërkohë edhe pse numri I vetëvrasjeve është I lartë ne vendin tonë, roli I psikologut në shoqëri është, I cili mund të shërbejë për ta shmangur vetëvrasjen mbetet ende I zbehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *