2 milionë e 622 mijë njerëz janë infektuar nga Covid 19 në mbarë botën nga fillimi I pandemisë e deri më tani.

Të dhënat e fundit tregojnë se më shumë se 183 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa 715 mijë janë shëruar deri më tani.

SHBA ka bilancin më të rëndë me 838 mijë të prekur deri të mërkurën në mbrëmje.

Më shumë se 1500 njerez kanë vdekur në këtë vend në 24 orët e fundit duke e cuar bilacin e përgjithshëm të viktimave në afro 47 mijë.

Franca me 544 të vdekur gjithashtu ka pasur një tjetër ditë të rëndë në bilanc pasi tani llogariten 21 mijë e 340 të vdekur në total.

264 persona vetëm këtë të mërkurë kanë humbur jetën në Belgjike për ta cuar shifren e përgjithshme në këtë vend ne 6262.

Situatë e rëndë ditët e fundit edhe ne Suedi ku në 24 orët e fundit kanë gjetur vdekjen 172 paciente.

Holanda me 138 të vdekur, Brazili me 165, Kanadaja me 132, Turqia me 117 viktima dhe Meksika me 145 kanë pasur shifrat ndër më të larta të vdekjeve këtë të mërkurë, natyrisht pa llogaritur këtu Anglinë, Italinë dhe Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *