E enjte, 1 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shifra dramatike/ Britania kalon Italinë për viktimat e Covid-19

Mbretëria e Bashkuar kalon Italinë për numrin e viktimave nga Koronavirusi.

Reklamë

Të dhënat e fundit nga ONS, apo ndryshe Instat-i anglez konfirmon se numri I viktimave në Anglia ka shkuar në 29 mijë e 710 ndërsa duke shtuar ketu edhe Skocinë dhe Uellsin shifra është edhe më e lartë, mbi 32 mijë.

Ndërkohë Italia është për momentin në shifrën 29 mijë e 32 të vdekur.

Duhet theksuar se nga 27 prilli, Britania e Madhe bëri një perllogaritje të re të viktimave nga Covid -19 duke shtuar ato që i quan raste të dyshuara të vdekjeve nga koronavirusi sidomos në azile dhe shtëpi.

Kujtojme qe SHBA eshte vendi me numrin me te madh te viktimave nga koronavirusi, afro 70 mije ndersa Britania e Madhe behet vendi me më shumë pasoja në njerez ne Europe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë