Subscribe

Dhuna, në çdo formë të saj mbetet prezente në shoqërinë shqiptare. Sipas një raporti në rang republike rreth 70% e fëmijëve deri në moshën 18 vjeç pranojnë se qoftë një herë në jetë kanë përjetuar një formë dhune. Në krye të listës mbetet dhuna psikologjike, përfshirë bullizmin mes bashkëmoshatarëve.

 

Për vitin 2018 ambiente me risk për fëmijët listohen shtëpia, shkolla dhe lagjja. Ndonëse drejtuesit e shkollave e kanë të vështirë të pranojnë këtë situata alarmante, reagimi institucional përballë këtyre shifrave mbetet i ulët. Një shqetësim më vete është edhe mos pranimi i dhunës prej fëmijëve nga frika apo stereotipi i krijuar në shoqëri.

 

Mungesa e besimit për zgjidhje e situatës ka bere që 34% e fëmijëve të mos e pranojnë dhunën kur ndodh për herë të parë. Vetëm pas konsultave me psikologun e shkollës bëhet e mundur zgjidhja e konfliktit mes bashkëmoshatarëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *