Subscribe

Numri i personave që vuajnë nga diabeti në vendin tonë po rritet në mënyrë  të frikshme. Janë mbi 90 mijë qytetarë të diagnostikuar nga 86 mijë që ishin një vit më parë.

 

Specialistët sqarojnë se pandemia e COVID-19 çoi në një shpërthim të diabetit që nuk ishte hasur më parë. Por ajo që është më alarmanet për mjekët është pjesa e pa diagnostikuar.

 

FLORIAN TOTI

MJEK ENDOKRINOLOG

 

“Në 2022 ishin 86 mijë persona, këtë vit janë mbi 90 mijë persona në të gjithë vendin që janë evidentuar edhe nga Check Up-i. Por studimet e fundit tregojnë që vetë covidi i ka shtuar rastet me diabet  dhe sidomos rastet me diabet tip 1 që nuk kishin lidhje me trajtimin por me vete Covid-in”

 

Një tjetër problem shqetësues është prekja gjithnjë e me shpesh e moshave të reja.

 

FLORIAN TOTI

MJEK ENDOKRINOLOG

“Deri në moshën 18 vjeç janë rreth 600 fëmijë me diabet  dhe janë rreth 50-60 raste të reja që diagnostikohen krahasur me 40 raste në vit që zbuloheshin më parë, kjo tregon një shtim të numrit”

 

Që prej 1 janarit fishat e diabetit ofrohen falas për moshën mbi 65 vjeç. Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, bëri me dije se me buxhetin e vitit 2024 do të përfitojnë edhe 4500 pacientë.

 

MIRA RAKACOLLI, 

ZV/MINISTRE E SHËNDETËSISË

“Në buxhetin e këtij viti janë parashikuar në mënyrë progresive edhe sesi do të vijnë duke u shtuar 65-vjeçarët, vetëm sivjet shtohen 4500 65-vjeçarë që do të kenë mundësi të përfitojen nga ky program.”

 

Mjekët bëjnë thirrje për parandalim që në fëmijëri të kësaj sëmundje e cila është ndër më të kushtueshmet për familjen që ka një pjesëtar me diabet.

 

Duke iu referuar rasteve tek moshat e vogla, në ditën botërore të diabetit, apeli i kryetari të Bashkisë së Tiranës ishte për prinderit që ti angazhojnë fëmijët sa më shumë në aktivitete sportive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *