E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Shi” me raketa dhe bomba mes Izraelit dhe Hamasit

A picture taken on May 13, 2021 shows a ball of fire engulfing the Al-Walid building which was destroyed in an Israeli airstrike on Gaza city early in the morning. - The Israeli army has launched hundreds of air strikes on the Gaza Strip since the begining of the week, while Palestinian militants have launched more than 1,200 rockets, according to Israel's army, in some of the worst violence in seven years in the area. (Photo by - / AFP) / “The erroneous mention[s] appearing in the metadata of this photo by - has been modified in AFP systems in the following manner: [on May 13, 2021] instead of [on March 13, 2021]. Please immediately remove the erroneous mention[s] from all your online services and delete it (them) from your servers. If you have been authorized by AFP to distribute it (them) to third parties, please ensure that the same actions are carried out by them. Failure to promptly comply with these instructions will entail liability on your part for any continued or post notification usage. Therefore we thank you very much for all your attention and prompt action. We are sorry for the inconvenience this notification may cause and remain at your disposal for any further information you may require.”

Numri i viktimave vijon të jetë në rritje pas përshkallëzimit të dhunës në ditën e pestë të luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit.

Ushtria izraelite pas vendosjes së trupave dhe tankeve pranë kufirit, përdori  artilerinë e rëndë si dhe sulme ajrore . Ndërsa Hamasi në orët e para të mëngjesit lëshoi një tjetër breshëri raketash drejt Izraelit, duke goditur qytetin Ashkelon.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se rreth 160 sulme ajrore goditën një rrjet tunelesh nën qytetin e Gazës. Bombardimet gjatë natës zgjatën gati 40 minuta, ndërsa u lëshuan 450 raketa . Ushtria tha se ishte goditja më e madhe që nga fillimi i luftimeve.

Tensionet kanë përfshirë edhe Bregun Perëndimor, ku kanë shpërthyer luftime të përgjakshme në disa qytete arabo-hebraike.

Reklamë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden bëri thirrje për të ndaluar dhunën në Lindjen e Mesme.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA

“Një nga gjërat që kam parë deri më tani është se nuk ka pasur një reagim të dukshëm të tepërt nga Izraeli tha .Pyetja është se si ata mund te arrijnë në një pikë Ku mund te reduktohen sulmet, veçanërisht goditjet me raketa.”

 

Edhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken përsëriti se sulmet me raketa nga grupet e armatosura palestineze kundër Izraelit duhet të ndalen, ndërsa theksoi se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten.

Por këto deklarata kanë shkaktuar reagimin e përfaqësueseve demokratë në kongres, Rashida Tlaib. Ajo tha se drejtuesit po anashkalojnë vuajtjet e palestinezeve.

 

RASHIDA TLAIB

KONGRESMENE DEMOKRATE

“Nuk ka pasur asnjë njohje të sulmit ndaj familjeve palestineze që u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre tani. Asnjë përmendje e fëmijëve të ndaluar ose të vrarë. Asnjë njohje e një fushate të qëndrueshme ngacmimi dhe terrori nga policia izraelite kundër adhuruesve të gjunjëzuar, duke u lutur dhe festuar ditët më të shenjta në një nga vendet e tyre më të shenjta, pa përmendur që Al Aqsa është i rrethuar nga dhuna, gazi lotsjellës, tymi, ndërsa njerëzit luten”

 

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara njoftoi se do të dielën do të mblidhet për të diskutuar situatën.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë