E enjte, 5 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shi e dëborë në Shkodër, rrugët bllokohet nga shembja e gurëve

Në akset e Lotit 1, H. Hotit – Tamare, Tamare – Vermosh dhe Bogë – Theth, gjatë natës ka patur reshje shiu me intensitet të lartë, që kanë shkaktuar rënie gurësh dhe dalje të shumta inertesh.

Dalje inertesh ka pasur në aksin Tamare – Vermosh, në zonën e quajtur Dobrinje. Është punuar me mjete dhe fuqi punëtore për të larguar inertet nga karrexhata.

Në aksin Bogë – Theth, në orët e vona të natës, reshjet e shiut janë kthyer në reshje bore. Është punuar gjatë natës për pastrimin e borës dhe në mëngjes, me rënien e temperaturave, është bërë kriposja e akseve rrugore.

Aktualisht, moti është përmirësuar, por ka rënie temperaturash. Mjetet dhe makineritë janë në terren në gatishmëri duke monitoruar situatën. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë