E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shfuqizohen tarifat roaming në vendet e BE-së

Ligji i Bashkimit Evropian për të shfuqizuar tarifat e roaming-ut për njerëzit që përdorin telefonat mobilë jashtë vendit të tyre, ka hyrë në fuqi.

 

Me rregullat e reja, qytetarët që udhëtojnë brenda BE-së do të mund të telefonojnë, dërgojnë mesazhe dhe të hapin internetin në telefonat e tyre me çmimin e njëjtë që paguajnë në shtëpi.

 

Reklamë

Komisioni Evropian tha se fundi i tarifave të roaming-ut është njëri prej sukseseve më të mëdha të BE-së.

 

“Secilën herë që një qytetar evropian ka kaluar një kufi të BE-së, qoftë për pushime, punë, studime, apo vetëm për një ditë, ai është dashur të shqetësohet për përdorimin e telefonit celular dhe tarifën e lartë të roaming-ut”, – shkruan REL.

 

“Eliminimi i tarifave të roaming-ut është një nga sukseset më të mëdha dhe më të prekshme të BE-së”, tha Komisioni Evropian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë