Subscribe

Për herë të parë, kryeministri Rama propozon një zgjidhje për problemin e pronësisë së tokave ne fshat. Gjatë një takimi me fermerë të zonës se Shishtavecit në Kukës, Rama tha se do kërkojë në parlament regjistrimin e tokave sipas kufijve te vjetër, aty nuk ka konflikte mes banoreve. Ndërsa kërkoi mbështetjen e fermerëve edhe për një katër vjeçar tjetër. Rama dëgjoi disa nga kërkesat e banorëve: ndërtimin e rrugës dhe subvencionim per farën e patates. Këmbënguljes se banoreve për t’i marre nje premtim, sidomos per rrugën, Rama iu përgjigj përmes nje batute. Gjatë bashkëbisedimit, Rama akuzoi qeverinë e kaluar se la pergjysem investimet, sidomos ne infrastrukture.

Kryeministri Rama gjate vizitës ne Kukës se bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kane prezantuar edhe mënyrën e re te funksionimit te urgjencës. 6 mjete ambulance do te jene ne gatishmëri te urgjencave te qarkut, ku per here te pare ato do te stacionohen edhe ne qendra te tjera veç qytetit te Kukësit. Kryeministri u shpreh se reforma në shërbimin e urgjencës di te zgjidhe problemin kryesor ate te vonesave per dhënien e ndihmës se pare. Pas kësaj reforme, kryeministri ka inspektuar punimet e përfunduara ne qender dhe disa lagje te Kukësit. 2 milion dollarë jane financuar nga qeveria per projektin e rilindjes urbane ne qytetit verior.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *