Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme dy persona, pasi shfrytëzonin për prostitucion një 27-vjeçare.

 

Në pranga ra 26-vjeçari Vilson Gjata, banues në Tiranë, i cili akuzohet se shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj.

 

Po ashtu, uniformat blu kanë arrestuar edhe 70-vjeçarin Petrit Osmanllari. Ky i fundit gjente klientë e po ashtu vinte në dispozicion banesën e tij për ushtrimin e prostitucionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *