E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ikën nga shtëpia, të miturat “në kthetrat” e tutorëve, prostitucion në hotelet e Krujës

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet prostitucioni dhe ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen se shfrytëzonin tre shtetase të mitura.

Një tjetër është shpallur në kërkim. Ndërsa për tre shtetaset e mitura ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

Reklamë

Siç bën me dije policia e Tiranës në pranga kanë rënë shtetasit Samuel Doku, 21 vjeç, Kastriot Kullaj, 24 vjeç, dhe Fabjon Cangu, 20 vjeç, të tre banues në Larushk.

Në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tyre, shtetasi K. D., 22 vjeç, banues në Larushk.

Ndërsa ka nisur hetimi për tre shtetase të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion tre shtetase të mitura, të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe, kundrejt përfitimeve monetare.

Autorët e dyshuar, pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut dhe Fushë Krujës.

Gjatë kontrolleve fizike të shtetasit K. K., dhe të 17-vjeçares, shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me tre aparate celulare.

Tre të miturat e proceduara, janë larguar nga banesat përkatëse në muajt qeshor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë