Policia e Tiranës ka arrestuar tetë persona, të dyshuar se shfrytëzonin të mitur për të lypur dhe për të punuar.
Në pranga ka rënë Eles Brahimaj, Rakip Sinani, Mikel Rama dhe Miklovan Gogaj, të cilët me vendim të gjykatës janë lënë me masën e sigurisë ‘arrest në burg’.
Ndërkohë gjykata vendosi 4 gra në “arrest në shtëpie”.
Këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri – tjetrin i merrnin fëmijët në Elbasan dhe i sillnin në Tiranë për të lypur ose për të shitur lule. Ata i shfytëzonin të miturit deri pas mesnate dhe më pas i kthenin sërish në Elbasan.





