E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shfrytëzonin banesën për të trafikuar lëndë narkotike, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia italiane. Ata akuzohen për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Kanë qenë disa qytetarë ata që kanë njoftuar policinë, pasi vunë re praninë e shumë të rinjve pranë një pallati në Vicenza. Policia verifikoi menjëherë shtëpinë ku bëheshin “pazaret” për trafikimin e drogës, në të cilën jetonin dy shqiptarë.

Reklamë

Sipas medieve të huaja, shqiptarët ishin KE dhe KX, përkatësisht 55 dhe 38 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti 8.50 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë, si dhe lëndë prerëse, material ambalazhi, një peshore elektronike dhe shumën prej 2200 euro. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë