Një 43-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Himarë, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar bashkëjetuesen e tij, 18 vjeçe, për prostitucion.

“Nga një hetim disajavor me metoda proaktive, i kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Case”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi 43 vjeç, banues në Borsh, Himarë”, thuhet në njoftimin e poloicisë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *