Subscribe

Programi ambicioz i qeverisë “ 1 miliard euro”, për financimin e disa akseve kryesore në vend ka mbetur pezull. Përvec rrugës së Arbrit punimet për të cilën kanë avancuar, asnjë kontratë tjetër nuk ka gjetur zbatim.

Pas anullimit të Thumanë -Kashar, ministria e Infrastrukturës duket se do të ketë në fokus të punës rishikimin e dy kontratave të tjera. Bëhet fjalë për rrugën Orikum Dukat si dhe për Milot Balldren që janë dhene me PPP nëpërmjet programit 1 miliard euro.

Burime për vizion plus bëjnë të ditur se qëllimi nuk është anullimi i tyre por rishikimi i kostove financiare me të cilat do të ndërtohen këto rrugë.  Për këto dy segmente rrugore ministria ka shpallur kompanitë fituese, por ende nuk janë lidhur kontratat.

Rruga Orikum-Dukat kap një vlerë prej 70 mlion euro, ndërsa Milot- Balldren arrin në 161 milion euro së bashku dhe me interesat që do të paguajë qeveria shqiptare.

Programi “1 mld euro” ishte një inisiativë e kryeministrit Rama, sipas të cilit buxheti nuk mund të fiancojë plotësisht nevojat në infrastrukturë ndaj dhe ky program synon kryerjen e investimeve me paratë e privatit, ndërsa shteti do ti shlyejë detyrimet të shtrira në vite.

Ministrja Belinda Balluku sapo mori drejtimin e ministrisë anulloi koncesionin e rrugës Thumanë –Kashar, me argumenton se qeveria ka në prioritet kërkesat e studentëve që protestuan, për dy  muaj me radhë. Por në fakt ky vendim erdhi pas skandalit me kompaninë fantazmë DH Albania.

Financimi i këtyre rrugëve me programin “1 mld euro” ishte ne shenjester te akuzave edhe nga ekspertët por edhe poltika lidhur me kostot e larta me të cilat kompanitë  u shpallën fituese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *