“Shfryhet” dosja e Bajrave në gjykatën e Shkodrës. Në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë, trupi gjykues pranoi pjesërisht konkluzionet e avokatëve mbrojtës të grupit Bajri duke ulur 1/3 e dënimit për të gjithë akuzuarit.

 

Gjykata vendosi të dënojë me 2 vite e gjashtë muaj burg Safet Bajrin, i cilësuar dhe si koka e grupit të Bajrave. Ndërsa katër të akuzuarit e tjerë: Ilir Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, dhe Emrah Plaku u dënuan në total me 9 vite e gjashtë muaj burg.

 

Anëtarët e grupit Bajri u shpallën fajtor vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe atë të përcaktimit të rezultateve të garave sportive.  Përmes këtij vendimi të dhënë nga togat e zeza të pandehurit e grupit Bajri janë lënë të lirë pasi i kanë vuajtur  masën e dënimit në paraburgim. Përjashtim bën vetëm Safet Bajri që do vazhdojë të qëndrojë në burg për llogari të autoriteteve belge dhe Ilir Bajri, për të cilin ka një kërkesë ekstradimi nga Italia.

 

Dosja e grupit Bajri ka qenë nga çështjet më të përfolura e më të trumbetuara në  vitin 2018, pasi u cilësua si një nga operacionet me te suksesshme. Ndërhyrja  për goditjen e grupit Bajri u finalizua mbrëmjen e 21 shtatorit 2018 ndërsa u shtri në Shqipërinë dhe në Holandë. Safet Bajri u kap nga policia në zonën e Xhamllikut ndërsa në total u ndaluan 11 persona. Ndaj tyre prokuroria e krimeve të rënda ngriti një sërë akuzash: përfshirje në gjobëvënie, lotari të paligjshme e trukim ndeshjesh si dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm mbi administratën shtetërore, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

 

Por dy vite pas nisjes së hetimeve, drejtësia dështoi edhe njëherë tjetër sepse nuk arriti të vërtetonte akuzat. Ndonëse u cilësua si një nga goditjet më të mëdha ndaj krimi, dosja nuk u pranua nga SPAK, i cili ia delegoi prokurorisë së Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *