E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shfaqi shqetësime në ambientet e burgut në Fier/ 52-vjeçari humb jetën rrugës për në spital, dyshimet e para

Një 52-vjeçar i cili ka qenë në ambientet e burgut të Fierit ka humbur jetën.

 

Reklamë

Mësohet se burri ka shfaqur shqetësime dhe komplikacione shëndetësore në mjediset e burgut, ku më pas është nisur për në spital në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte.

 

Reklamë

52-vjeçari humbi jetën rrugës për në spital dhe dyshohet se shkak për këtë është bërë infrakti.

 

Shoku i dhomës ka konstatuar problemin shëndetësor dhe ka njoftuar autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital.

 

52-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Fierit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë