E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shfaqet rasti i parë i antraksit në Mat

Rikthehet antraksi, sëmundja e rrezikshme që prek kafshët e mëdha si lopët. Ajo është në fshatin Frankth të njësisë administrative Komsi në Bashkinë e Matit duke shkaktuar ngordhjen e një lope.

 

Banorët kërkojnë me ngulm që shteti të bëjë vaksinimin e gjedhëve të tjera: rasti është i konfirmuar nga instituti veterinar.

 

Mjeku veteriner Selman Kurti tha se sëmundja është ngjitëse edhe tek njeriu në dy forma; me anë të prekjes së gjedhit të infektuar dhe kur konsumon mishin e tij. Kurti i beri apel fermerëve që të lajmërojnë menjëherë instancat nëse kanë ngordhje të papritura të gjedhëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë