E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shfaqen vatra të reja zjarri

Dibër, Vlorë, Elbasan, Durrës, Berat dhe Tiranë jane qarqet qe kane problemet me te mëdha me zjarret. Në malin e Dajtit, po vazhdon beteja e zjarrfikëseve dhe gardës për shuarjen e flakëve. Në operacione janë angazhuar punonjës zjarrfikës, forcat e armatosura, por edhe vullnetarë.

 

Ne Krrabe pranë tunelit është riaktivizuar vatra e zjarrit dhe situata është shqetësuese. Edhe këtu po punohet per mbajtjen e flakëve nen kontroll. Ndërkohë, në jug avionët e ardhur nga Greqia po ndihmojnë për normalizimin e situatës. Një numër i madh forcash janë përqendruar në zonën e Dukatit pranë Parkut Kombëtar të Llogorasë ku vatrat janë ende aktive.

 

Reklamë

Vatrat e zjarrit që ishin aktive në pyjet e Matit janë drejt eliminimit. Pasditen e së dielës fale ndërhyrjes nga ajo me helikopter u be e mundur fikja e zjarrit në fshatin Madhesh të njësisë Administrative Ulëz. Vatra aktive zjarri ka edhe në pyjet e Dibrës. Aktualisht po luftohet me flakët në Sllatin ku prej ditësh digjet nje sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre. Po ashtu flaket janë shfaqur edhe në pyjet e Bulqizës

 

Një tjetër vatër e madhe zjarri është regjistruar ditën e hënë në fshatin Zharë te Tepelenës. Sipas raportimeve janë djegur dru frutore dhe kullotë, ndërsa flaket u janë afruar edhe shtëpive.

Më shumë video

Reklamë