E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Sheshi “Skënderbej”, një projekt mahnitës

Sheshi “Skënderbej”, mori dje në Barcelonë çmimin Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018, duke triumfuar mes 279 projekteve nga 32 vende në konkurrim. Çmimi u dha nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore e Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë. Anëtarët e kësaj jurie ndërkombëtare kanë dhënë vlerësimet  e tyre për sheshin “Skënderbej”.

 

Hans Ibelings, anëtar i jurisë, tha se sheshi “Skënderbej” ishte një nga kandidaturat më emocionuese të këtij viti.

 

Reklamë

Edhe Anëtari tjetër Peter Cachola i Muzeut të Arkitekturës në Frankfurt, e vlerësoi sheshin si një projekt mahnitës, tronditës dhe njëkohësisht shumë të guximshëm.

 

Ndërsa Matevez Celik, i Muzeut të Arkitekturës dhe Dizajnit në Lubjanë, veçoi elementin kombëtar të Sheshit “Skëndërbej”.

 

Marrjen e çmimit e ka përshëndetur në Facebook edhe kryeministri Rama, i cili postoi videon me fjalët e kritikëve të jurisë.

Më shumë video

Reklamë