Subscribe

Shqipëria merr pjese ne Bienalen e Arkitekturës  ne Çikago. Vendi ynë eshte përfaqësuar me projektin e sheshit “Skenderbej”. Kryetari i bashkisë, i cili merrte pjesë ne kete eveniment, tregoi se projekti i sheshit u vlerësua nga urbanistet e huaj per arkitekturën unike.

 

“Një ndër ekspozimet më të veçanta dhe shumë i rëndësishëm për ne ishte ai i sheshit “Skënderbej” në Tiranë, i udhëhequr nga 51 arkitektë, së bashku me Anri Salën. Mendoj se mënyra e konceptimit të këtij sheshi nuk ka vetëm një domethënie arkitekturore, por është i rëndësishëm edhe për nga eksperienca dhe lidhjet ndërfetare, për të dizenjuar procesin se si njerëz të ndryshëm të kombeve të ndryshëm kanë rol përcaktues në dizenjimin e këtij sheshi. Është një mesazh shumë i rëndësishëm nga i cili komuniteti ndërkombëtar mund të mësojë.”

 

Nga Çikago, kreu i bashkisë se Tiranës, deklaroi se te tilla evente jane inkurajim për te vijuar transformimin e kryeqytetit. Ne bienalen e arkitekturës ne Çikago merrnin pjese 140 arkitekte dhe urbaniste te zgjedhur  nga 20 vende te botes. Dy vjet me pare, ky event u vizitua nga rreth gjysme milion njerëz.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *