Subscribe

Punimet per sheshin “Skenderbej” po i afrohen fundit. Nga shtrimi i qendrës me pllaka te gurta ka mbetur edhe pak sipërfaqe, kryesisht hapësirat para institucioneve qe rrethojnë sheshin.

 

Drejtori i projektit, Gentian Agolli, tregon se deri tani 80% e punimeve te qendrës është mbyllur. Ne ditët e para te qershorit, bashkia do te heqë rrethimin përreth sheshit, për ta hapur per qytetaret

 

Por si do te mirëmbahet ky investim miliona leke kundrejt dëmeve te mundshme qe mund t’i bëhen nga qytetaret? Bashkia ka planifikuar ngritjen e një agjencie te posaçme, vetëm per mirëmbajtjen e sheshit dhe funksionimit te shatërvanëve.

 

Pas përfundimit te fazës se pare qe ze edhe pjesën me te madhe te projektit te qendrës, do te nise puna per rikonceptimin e lulishtes para monumentit te Skënderbeut dhe asaj pranë xhamisë se Et`Hem Beut. I gjithë projekti i qendrës mbyllet ne fund te këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *