Subscribe

 

E ndërsa projekti i sheshit “Skenderbej” është drejt përfundimit, bashkia po diskuton mbylljen tërësisht te qendrës. Rruga “Abi Toptani” ku sot kalojnë te gjitha automjetet qe vijnë nga bulevardi kryesor apo nga “Myslym Shyrit”, do te shkoje drejt mbylljes. Këtu do te kalojnë vetem mjetet e autorizuar qe kryejnë shërbime pranë qendrave te biznesit ne ketë segment. Ndërsa po mendohet qe pedonalja te behet e kalueshme vetem per transportin publik, ndërsa gjithe mjetet e tjera te dalin ne unaze.

 

Ne muajin qershor përfundon i gjithë projekti i sheshit “Skenderbej”. Dy lulishtet e mëdha ajo prane monumentit te heroit kombëtar dhe lulishtja përballe bibliotekës jane drejt përfundimit. Drejtori i projektit Gentian Agolli, sqaron se këto do te jene dy zonat me te gjelbëruara te qendrës, me peme te larte dhe lule te stinës. Edhe stolat ne lulishte do te jene te shtuar dhe ne forma te ndryshme.

 

85 mije metra katrore ne sheshin “Skenderbej” jane konceptuar vetëm per këmbësoret, me hapësira te mëdha pedonale dhe lulishte. Me përfundimin e te gjithë sheshit pritet te nise rikonstruksioni i segmentit “Zogu i pare” qe lidh sheshin me bulevardin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *