Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Dalin para gjykatës protestuesit e PD-së, mbrojtja kërkon përjashtimin...

Ministri Hoxha takon Komisioneren Kos: Perspektiva evropiane e Shqipërisë...

Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

Berisha: Pres “përballjen e shekullit”. Kreu i PD flet...

“Shumë vende evropiane e kanë kërkuar…”, Rama: Marrëveshja për...

Tërmeti i fortë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane për bisedime...

Zjarr masiv shkatërron fshatin bregdetar në Malajzi, mbi 9...

Anëtarët e Hamasit abuzojnë s*ksualisht dhe shantazhojnë vejushat e...

Fati i armëpushimit dhe bisedimeve për paqe mbetet i...

Sheshel thirret që të dëshmojë në Hagë

24 Maj 16:57

Lideri i partisë djathtiste në Serbi, Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, është thirrur që të dëshmojë para Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, që është pasues i Tribunalit të Hagës.

 

Sheshel konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se seanca dëgjimore është caktuar që të mbahet më 1 korrik. Ai po ashtu tha se me shumë gjasa do t’i përgjigjet kësaj ftese.

 

Ftesën për marrje në pyetje e ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter edhe ish-zyrtari i lartë i partisë së Sheshelit, Nemanja Sharoviq. Ai tha se nuk dëshiron që ta pranojë ftesën e këtij mekanizmi, sepse siç tha, nuk ishte shkruar në cirilik.

 

Sheshel tha për Radion Evropa e Lirë se ftesë e ngjashme u është dërguar edhe Lilana Mihajlloviqit, Ognjen Mihajlloviqit, Mirolub Ignjatoviqit, Marina Ristiqit dhe Marina Ragusit. Që të gjithë këta janë anëtarë ose ish-anëtarë të Partisë Radikale Serbe. Ftesa për dëshmi ka të bëjë me “shkeljet e pretenduara të rregullave të Tribunalit të Hagës sa i përket mbrojtjes së identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur dhe dokumenteve konfidenciale”, tha Sheshel gjatë një bisede telefonike me Radion Evropa e Lirë.

 

“I kam publikuar që të gjitha në librat e mi, mbi 50 libra. Do të publikoj të gjitha materialet e Tribunalit të Hagës nga rasti im, sepse rasti im ka përfunduar dhe ata nuk mund t’i mbajnë sekrete për 100 vjet këto informacione”, tha Sheshel.

 

Ai shtoi se nuk ka rrezikuar jetën e dëshmitarëve, por tha se do të vazhdojë të nxjerrë këto materiale.Nga Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale dhe Zyra e Prokurorit të Serbisë për Krime Lufte ende nuk kanë komentuar. Vojsllav Sheshel më 2018 ishte dënuar me 10 vjet burgim nga Tribunali i Hagës për nxitje të persekutimit, dëbimit, zhvendosjes, zhvendosjes me forcë të kroatëve në fshatin Hërtkovci më 1992.

 

Më 6 maj 1992, Sheshel mbajti një fjalim në këtë vend, që sipas Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale tha se ka kontribuar në persekutimin, dëbimin dhe veprime jonjerëzore. Sheshel u la i lirë në Serbi për shkak se vuajti dënimit gjatë paraburgimit nga viti 2003 deri më 2014.

 

Ndryshe, Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale për vite me radhë i ka kërkuar Serbisë që të ekstradojë anëtarët e partisë së Sheshelit, Petar Jojiq dhe Vjerica Radeta, të cilët akuzohen për frikësim, kërcënim dhe ofrim të ryshfetit për dëshmitarët në rastin gjyqësor kundër Sheshelit.

 

Serbia ende refuzon që të ekstradojë ata, duke argumentuar se sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë të Beogradit, nuk janë plotësuar kushtet për ekstradimin e këtyre personave. Kjo gjykatë, më 2016, tha se nuk ka baza ligjore për arrestimin dhe ekstradimin e anëtarëve të Partisë Radikale Serbe, sepse ligji vendor për bashkëpunim me gjykatën e Hagës parashikon se vetëm personat e akuzuar për krime lufte mund të ekstradohen dhe jo ata që akuzohen për minim të gjykatës.

Posted Under:
Kryesoret
Tagged:
Dëshmi fteste Hage Vojsllav Sheshel

Nga e njëjta kategori

Në foto Agim Gashi, ende në kërkim

Më shumë se dy vite në arrati, arrestohet Agim Gashi, i akuzuar për vrasjen e Elton Javorit

më shumë...

Policia ndjek dhe arreston 40-vjeçarin në Tiranë, drejtonte makinën nën efektin e drogës dhe alkoolit, u rrezikoi jetën efektivëve

më shumë...

“Shumë vende evropiane e kanë kërkuar…”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ekskluzive për Italinë! Shqipëria vend i sigurt, po luftojmë korrupsionin

më shumë...

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhrin: Hiqen kontrollet rutinë nga policia rrugore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:19

Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi...

Në foto Agim Gashi, ende në kërkim
1:49

Më shumë se dy vite në arrati,...

1:43

Aksident i trefishtë në Maqellarë-Peshkopi, tre të...

1:35

Dalin para gjykatës protestuesit e PD-së, mbrojtja...

1:29

Ministri Hoxha takon Komisioneren Kos: Perspektiva evropiane...

12:28

Policia ndjek dhe arreston 40-vjeçarin në Tiranë,...

12:25

Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike...

12:12

Sot tjetër eliminim në Fermën VIP, publiku...

12:00

Zbulohen parcela me kanabis në Librazhd, arrestohen...

11:55

Kurti përjashton zgjedhjet e reja: Nuk janë...

11:48

Berisha: Pres “përballjen e shekullit”. Kreu i...

11:41

Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin...

11:32

“Shumë vende evropiane e kanë kërkuar…”, Rama:...

11:10

Tërmeti i fortë godet Japoninë, paralajmërim për...

10:46

Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane...

10:26

Një i arrestuar dhe dy zyrtarë nën...

10:17

Si duhet ta merrni vitaminën D që...

10:02

Zjarr masiv shkatërron fshatin bregdetar në Malajzi,...

10:01

Anëtarët e Hamasit abuzojnë s*ksualisht dhe shantazhojnë...

9:53

Vijon zjarri në landfillin e Bushatit, zjarrfikësit...

Më të klikuarat

  • Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhr...
  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë
  • Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin në polici
  • Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat ̶...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.