Një i ri nga Kukësi ka mbetur viktimë e një konflikti çasti në një klub nate në Prizren . 31-vjeçari Visart Cengu së bashku me dy shokët e tij Arben Basha dhe Rufgen Shehu u konfliktuan fillimisht me grushte me Dibran Hoxhën, pronarin e lokalit të natës ‘Kobra’.
Sherri mes kuksianeve dhe pronarit te lokalit nisi per nje fature 400 euro qe nuk u pagua nga tre klientet.
Fillimisisht sherri nisi me grushta dhe sende te forta brenda klubit te nates, pastaj pronari Dibran Hoxha qëlloi me armë zjarri drejt të rinjve ne momentin keta keta te fundit tentuan te largoheshin me makine.
Plumbat lanë të plagosur Visart Cengun dhe njërin nga dy shokët e tij, Rufgen Shehun. Sipas njoftimi të policisë shqiptare të rinjtë u qëlluan teksa tentuan të largohen duke hipur në makinë .
Cengu dhe Shehu të plagosur u transportuan drejt doganës së Morinës dhe më pas në spitalin rajonal të Kukësit.
Por si pasojë e plagëve të marra 31-vjeçari Cengu ( i sapoardhur nga Anglia) ndërroi jetë, ndërsa miku i tij 27-vjeçari Rufgen Shehu u dërgua drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Ndërkohë policia e Kosovës arrestoi pronarin e klubit të natës “Kobra”, i cili njihet për jetën e tij luksoze dhe shfaqjet me makina të shtrenjta në platformat online.